Telegrafi

I rrëzohen dyert e shtëpisë, lëndohet një vajzë në Mitrovicë

Foto ilustrim

Një femër ka njoftuar se vajza e saj është lënduar nga rrëzimi i dyerve.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mesnatën e së shtunës rreth orës 00:26, në Mitrovicë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar ndihmë mjekësore dhe më par është lëshuar në shtëpi.

“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se vajza e saj është lënduar nga rrëzimi i dyerve. Viktima ka pranuar ndihme mjekësore dhe me pas është lëshuar në shtëpi”, thuhet në raport. /Telegrafi/