Napoli ka konfirmuar se futbollisti shqiptar, Elseid Hysaj, ka pësuar një frakturë në sternum gjatë barazimit pa gola në ndeshjen ndaj Torinos.
Mbrojtësi i skuadrës italiane u nxor jashtë loje në sfidën në Stadio Olimpico Grande Torino, pas një rrëzimi të frikshëm pas përplasjes me Cristian Ansaldi.
Ai u rrëzua me kokë poshtë, ndërsa diagnoza fillestare ishte lëndimi në gjoks. Ndërsa pas ekzaminimit me rëntgen ka pësuar një thyerje të sternumit.
Pritet të shihet se si do të vazhdojë mjekimi i Hysajt dhe sa do të zgjatë mungesa e tij në fushë.
Terrible el martinete sufrido por Elseid Hysaj 😰 pic.twitter.com/07LVwg9DJg
— Demasiada Camiseta (@DemasiadaC) October 6, 2019
Sternumi është një asht i gjatë dhe i sheshtë, i vendosur në qendër të gjoksit. Lidhet me brinjët dhe formon pjesën e përparme të kafazit të kraharorit, në këtë mënyrë ndihmon në mbrojtjen e zemrës, mushkërive dhe enëve të mëdha të gjakut nga lëndimi.
/Telegrafi/