Telegrafi

Rreziku i një sulmi nuklear nga ISIS, Obama mbledh liderët botërorë në Uashington

Presidenti amerikan Barack Obama pritet që të takojë liderë të tjerë botërorë gjatë javës së ardhshme për të diskutuar rreth kërcënimit të Shtetit Islamik si dhe mundësisë së një sulmi bërthamor që mund të vijë nga kjo organizatë terroriste.

Takimet do të zhvillohen gjatë Samitit të Sigurisë Nukleare që do të mbahet në Uashington, ku do të marrin pesë më shumë se 50 delegacione ndërkombëtare, shumica prej të cilëve aleatë të fuqishëm të luftës kundër ISIS.

Deri më tani janë konfirmuar takimet me përfaqësuesit nga Franca, Belgjika dhe Mbretëria e Bashkuar, ndërkohë që pjesëmarrës në këtë samit do të jetë edhe Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Përveç armëve bërthamore, liderët do të diskutojnë edhe mbi strategjitë që duhen ndjekur për të parandaluar që armët kimike të mos bien në duart e ekstremistëve të ISIS, transmeton oranews.

Gjithashtu, pritet që një vëmendje e veçantë t’i kushtohet strategjive për të parandaluar radikalizmin, ekstremizmin dhe dhunën.