Site icon Telegrafi

Rreziku nga variantet e reja të COVID-19, Spanja dhe SHBA ‘do të jenë të radhës në listën e kuqe’ të Britanisë së Madhe

Pasagjerët që mbërrijnë nga Spanja dhe SHBA mund të shtohen së shpejti në ‘listën e kuqe’ të vendeve të Mbretërisë së Bashkuar ndërsa zyrtarët konsiderojnë rrezikun e varianteve të reja nga të dy vendet.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, zyrtarët në Departamentin e Shëndetit dhe Kujdesit Social (DHSC) do të vendosin këtë javë nëse ata që vijnë nga të dy vendet duhet të izolohen për dhjetë ditë në një nga 16 hotelet e karantinës të miratuar nga Qeveria, në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e varianteve të coronavirusit.

Siç bëhet e ditur, Komiteti i Operacioneve Covid i Kabinetit do të marrë vendimin e tyre duke përdorur prova nga Qendra e Përbashkët e Biosigurisë (JBC).

Kjo vjen pasi analiza e kryer nga Organizata Botërore e Shëndetësisë gjeti dhjetëra vende ku variantet shumë infektive të Afrikës së Jugut dhe Brazilit ishin gjetur në listën e Qeverisë me rrezik të lartë.

Ato përfshinin Austrinë, Danimarkën, Francën, Greqinë, Japoninë, Kenian, Norvegjinë, Suedinë, Zvicrën, Belgjikën, Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

Exit mobile version