Telegrafi

Rrezikonte të lëndohej duke qëndruar shtrirë, në vaskën që tërhiqej nëpër rrugë (Video)

Burri i paemëruar ka qëndruar shtrirë në një vaskë, e cila tërhiqej zvarrë në një rrugë në Tredegar të Wales.

Ai rrezikonte të rrëzohej në çdo moment, meqë lëvizte me shpejtësi të konsiderueshme dhe asfalti kishte gropa të vogla.

“Kalimtarët e panë dhe këtë në rrugë, transportohet derisa është ende në vaskë” është një nga komentet e shumta.

Meqenëse videoja përfundon shpejtë, nuk bëhet e ditur për fatin e kësaj aventure të çuditshme. /Telegrafi/