Kapitenja e një anije gjermane rrezikon të dënohet me 20 vite burgim në Itali, pasi ka shpëtuar njëmijë emigrantë në Mesdhe, dhe tani po akuzohet se ka bashkëpunuar me trafikantët e emigrantëve, raporton New York Post.
Pia Klemp, 35-vjeçe, po akuzohet se ka ndihmuar njerëz të futen në Evropë ilegalisht dhe të cilët vinin nga Afrika e Veriut. Autoritetet italiane pretendojnë se ajo ka bashkëpunuar me trafikantët e emigrantëve në Mesdhe, transmeton Telegrafi.
Policë civilë kanë siguruar fotografi me të cilat pretendohet se tregojnë trafikimin e njerëzve në një anije të mbushur e emigrantë. Trafikantët libianë marrin mijëra dollarë emigrantëve për t’i futur në Evropë.
Anijet që përdoren shpesh për transportimin e tyre nuk janë të zakonshme dhe shpesh sabotojnë emergjenca kinse kanë ngecur në ujë, me qëllim që të intervenojnë anijet që merren me shpëtimin e emigrantëve.
Klemp e cila është nga qyteti gjerman Bon, është anëtare e Sea Watch një organizatë joqeveritare që vendos anije në det për të shpëtuar azilkërkuesit në Mesdhe.
Mbështetësit e saj, 80 mijë prej të cilëve kanë nënshkruar peticionin me të cilin u bën thirrje autoriteteve në Itali të hedhin tërheqin akuzat, thonë se ajo personalisht ka shpëtuar qindra njerëz. /Telegrafi/