Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit duke mos i respektuar urdhrat e zyrtarëve policor, me veturat e tyre në lëvizje, kanë penguar dhe rrezikuar disa fëmijë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 10:45 në rrugën Gjilan-Kamenicë.
Siç thuhet në raport, të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/