Telegrafi

Rrezikoi jetën për ta shpëtuar shoferin që pësoi aksident trafiku, përfundon në gjyq për veprimin e tij (Video)

Një burrë që ishte pranë timonit dhe fitoi epitetin e heroit, pasi vrapoi për ta ndihmuar shoferin që pësoi aksident trafiku në autostradë, ka përfunduar në gjyq vetëm pse rrezikoi jetën e tij dhe të tjerëve, duke vrapuar në rrugë për ta shpëtuar shoferin e lënduar.

Por, Christopher Dye ka marrë mirënjohje për trimërinë e tij dhe faktin që ia ka shpëtuar jetën Murray Smoker, transmeton Telegrafi.

Murray u përplas me një veturë tjetër derisa lëvizte me shpejtësi të madhe në një autostradë në Angli.

Dhe duke parë se jeta e tij rrezikohej, 28-vjeqari Dye pa u menduar dy herë doli nga vetura e tij dhe filloi të vrapoj nëpër rrugë për ta shpëtuar 31-vjeqarin që kishte ngecur brenda veturës.

E gjithë ngjarja e tmerrshme është filmuar nga kamera e Dye të cilën e kishte vendosur brenda veturës.

Ai shihet duke vrapuar tek vendi ku ndodhi aksidenti, por kështu nuk mendoi edhe policia të cilët e akuzuan se kishte rrezikuar jetën e tij dhe të tjerëve duke ndaluar veturën pa kurrfarë paralajmërimi në mes të rrugës.

Fatmirësisht ishin pamjet e filmuara nga kamera që i ndihmuan në gjyq, ku shihej qartë se vrapon për ta ndihmuar të lënduarin. Ndërkaq ky i ri nga Sheffieldi më pas ka marrë një mirënjohje për guximin që e kishte shfaqur. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=-YqNvO9Noo4