Site icon Telegrafi

Rrezikohet shëndeti i Kanye West, diagnostifikohet me probleme psikike (Foto)

Reperi i famshëm Kanye West raportohet se nuk është aspak në gjendje të mirë shëndetsore.

Ai po vazhdon të mbahet në spitalin e Los Angeles, gjersa raportohet se mjekët kanë dianositifikuar se reperi po vuan nga depresioni dhe është paranojak, çka tregon për një gjendje aspak të mirë psikike të tij.

Pasi ka kaluar disa javë në spitale, ai ende nuk po gjen shërim. Burime kinse të afërta me reperin 39 vjeçar kanë thënë për TMZ, se: “Kanyet do t’i duhet të përballet me këtë sëmundje edhe për një kohë të gjatë”.

Analiza: Kanye West po vuan nga depresioni dhe është paranojak.

Kjo ngjarje kishte filluar këtë të hënë me shfaqjen e simptomave të para, teksa më pas reperi është shoqëruar menjëherë për në “UCLA Medical Center”, ku më past stafi mjekësor i kanë dalë menjëherë në ndihmë.

Lexo po ashtu Kim dhe Kanye nuk jetojnë bashkë

Megjithatë Kim dhe familja e saj shpresojnë se Kanye do të lirohet nga spitali të hënën e ardhshme, nën kujdesin intensiv të mjekëve të cilët mendohet ta shoqërojnë atë edhe gjatë ditëve të tjera të javës në shtëpi, pavarësisht se ata nuk jetojnë më bashkë. /Telegrafi/

Exit mobile version