Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten, më 21.10.2021 është raportuar se më datën 13.10.2021 nga një person i dyshuar i panjohur me një guri është dëmtuar automjeti i tyre Land Rover, në të cilin kishin qenë tre persona ndërkombëtarë.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa lidhur me rastin është informuar prokurori i cili ka urdhëruar që të hetohet dhe iniciohet rasti.
“Rrezikimi i personave nën mbrojtjen ndërkombëtare… Zveçan, 13.10.2021-10: 55. Më datën 21.10 2021, është raportuar se me datën 13.10.2021 nga një person i dyshuar i pa njohur me një guri është dëmtuar automjeti i tyre Land Rover, në të cilin kishin qenë tre persona ndërkombëtarë. Nuk raportohet për të lënduar, lidhur me rastin është informuar prokurori i cili ka urdhëruar që të hetohet dhe iniciohet rasti”, thuhet në raport. /Telegrafi/