Telegrafi

Rrezik i vazhdueshëm nga qentë endacakë në kryeqytet, një vajzë ndiqet në lagjen e Spitalit

Problemi me qentë endacakë është mjaft shqetësues për qytetarët të cilët mund të jenë cak i sulmit thuajse nëpër të gjitha komunat e Kosovës.

Një rast është raportuar të mërkurën tek faqja zyrtare ”Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” në platformën X, në të cilën shihet një qytetare e frikësuar pasi disa qen endacakë tentuan ta sulmojnë atë.

Sipas faqes “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, rasti ka ndodhur tek lagja e Spitalit në Prishtinë.

Ndryshe, të mërkurën kryeministri i vendit, Albin Kurti kishte thënë se problemi i  vazhdueshëm me qentë endacakë është shqetësuese për të gjitha komunat.

Lexo po ashtu Qentë endacakë shqetësim për të gjitha komunat, Kurti dhe kryetarët komunalë diskutojnë rreth zgjidhjes së problemit

Ai tha se është propozuar që të ndërtohen disa strehimore për qentë endacakë, në komunën e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjilanit dhe Kamenicës. /Telegrafi/