Problemi me qentë endacakë është mjaft shqetësues për qytetarët të cilët mund të jenë cak i sulmit thuajse nëpër të gjitha komunat e Kosovës.
Një rast është raportuar të mërkurën tek faqja zyrtare ”Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” në platformën X, në të cilën shihet një qytetare e frikësuar pasi disa qen endacakë tentuan ta sulmojnë atë.
Sipas faqes “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, rasti ka ndodhur tek lagja e Spitalit në Prishtinë.
Ndryshe, të mërkurën kryeministri i vendit, Albin Kurti kishte thënë se problemi i vazhdueshëm me qentë endacakë është shqetësuese për të gjitha komunat.
Ai tha se është propozuar që të ndërtohen disa strehimore për qentë endacakë, në komunën e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjilanit dhe Kamenicës. /Telegrafi/
Qytetaret e Prishtines nuk jane te lire te levizin lirshem nga qent endacak. Rasti ne lagjen e spitalit 👇 pic.twitter.com/OsyptrTGnh
— Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë (@VrojtuesitPR) February 21, 2024