Telegrafi

‘Rrezik’ e ka emrin artistik – Besart Gashi i riu që po ndërton karrierë mes Gjermanisë dhe Kosovës

Të rinjtë shqiptarë kanë filluar të lënë gjurmë nëpër vende të ndryshme të Evropës, jo vetëm në sport, por edhe në artë, kulturë e muzikë.

Njëri nga këngëtarët e talentuar që ka filluar të lë gjurmë është edhe reperi Besart Gashi që jeton dhe vepron në Hamburg të Gjermanisë, derisa emri i tij artistik është ‘Rrezik’.

Me prejardhje nga Skenderaj në Kosovë, Besarti tani e katër vite po merret me muzikën e zhanrit hip-hop ku nuk kanë munguar edhe koncertet e shumta.

‘Rrezik’ ka mbi 10 këngë të publikuara deri më tani, ku këngët e tij janë pritur nga publiku kosovar dhe ai i diasporës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Dy projektet e tij të fundit janë ‘Milionera’ dhe ‘Valle’, derisa ai ka performuar në disa mbrëmje në Kosovë gjatë kësaj vere.

Në një prononcim për Telegrafin, reperi i talentuar ka premtuar se do të punojë shumë që viti i ardhshëm të jetë edhe më i suksesshëm për të.

“Deri më tani jam shumë i kënaqur me ecurinë në karrierë. Unë punoj vazhdimisht në studio dhe qëllimi im është që të ndërtoj një karrierë të suksesshme mes Gjermanisë vendit ku jetoj dhe Kosovës, vendlindjes time”, deklaroi Besarti për Telegrafin.

“Dy projektet e fundit janë pritur shumë mirë dhe kam pasur tetë mbrëmje në Kosovë ku kam mbetur shumë i kënaqur me pritjen që më kanë bërë”.

“Jam duke punuar vazhdimisht që të sjell këngë të reja për publikun tim”, deklaroi Besart Gashi i njohur si ‘Rrezik’ për Telegrafin. /Telegrafi/