Telegrafi

Rrezaku, polici i vogël i Gjakovës që jep gjoba 50 centëshe

Një nëntë vjeçar nga Gjakova po kryen punën e policit, për të parandaluar shkeljet në trafik.

Rrezak Kinolli, këtë e ka pasion dhe tash e disa ditë po e ushtron në lagjen e tij.

Për moshën e tij, ka sjellje goxha profesionale.

Pasi kontrollon dokumentet, ai shqipton edhe gjobat për shkelësit e rregullave të komunikacionit.