Telegrafi

Rrethi i ngushtë i Donald Trumpit: Kush ka dalë deri më tani pozitiv me COVID-19?

Të paktën 12 njerëz të afërt me presidentin, Donald Trump, kanë rezultuar pozitivë për COVID-19.

Shumë nga njerëzit që kanë rezultuar pozitivë rreth presidentit morën pjesë në një takim në Shtëpinë e Bardhë më 26 shtator që po shqyrtohet si një “ngjarje super-përhapëse”.

Siç kemi raportuar më parë, Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany u bë e fundit që doli pozitiv për virusin, raporton Telegrafi.

Më poshtë është një përmbledhje se kush tjetër është diagnostikuar me coronavirus.

Zonja e Parë – Melania Trump
Ndihmësi i lartë presidentit – Hope Hicks
Ndihmësi i Shtëpisë së Bardhë – Nicholas Luna
Ish këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë – Kellyanne Conway
Senatorët republikanë Mike Lee, Thom Tillis dhe Ron Johnson
Menaxheri i fushatës – Trump Bill Stepien
Guvernatori i New Jersey – Chris Christie
Kryetarja e Komitetit Kombëtar Republikan – Ronna McDaniel
Presidenti i Universitetit të Notre Dame – John Jenkins
Sekretarja e Shtypit – Kayleigh McEnany. /Telegrafi/