Telegrafi

Rreth një milion britanikë raportohet të kenë lënë duhanin gjatë pandemisë së coronavirusit

Më shumë se një milion njerëz në Britani të Madhe, raportohet të kenë lënë duhanin, përgjatë katër muajve të pandemisë së coronavirusit, tregojnë të dhënat.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 400 mijë persona thuhet se e shqyrtuan si mundësi për ta lënë pirjen e duhanit për shkak të pandemisë, shpjegon organizata “Action on Smoking and Health dhe University College London”.

Megjithë kampanjave vetëdijësuese të cilat u bëjnë thirrje të moshuarve të lënë duhanin, raporti i fundit tregon se personat rreth moshës 16-29 përbënin rreth dyfishin e shkallës së duhanpirësve që hoqën dorë nga ky habitat.

Qeveria e Britanisë së Madhe ka deklaruar se duhanpirësit mund të jenë më të rrezikuarit nga coronavirusi, megjithëse, të dhënat shkencore ende nuk e kanë definuar saktë ndikimin tek njerëzit që përdorin duhanin, dhe të tjerët që nuk e pijnë atë.

Numri i përgjithshëm i rasteve nga coronavirusi në vend u rrit në 293 mijë, kurse 45 mijë persona kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/