Pierre-Emerick Aubameyang nuk e hedh poshtë mundësinë e transferimit nga Borussia Dortmundi te Milani.
Sulmuesi nga Gaboni shënoi het-trik në ndeshjen e Kupës kundër Rielasingen, ndërsa pas takimit ka folur edhe për spekulimet që e lidhin me Rossonerët.
“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Është një situatë e vështirë”.
“Ajo që do të ndodhë, do të ndodhë”, ka thënë ai pas ndeshjes për Sky Sport Deutschland.
Milani vazhdon të mendojë për përforcimin e skuadrës, përkundër transferimeve të shumta që i ka bërë gjatë këtij afati kalimtar. /Telegrafi/