Një studim në Britani të Madhe ka nxjerrë në pah faktin se zakonet seksuale mes njerëzve që po punojnë në shtëpi kanë ndryshuar gjatë bllokimit – me çiftet duke u bërë “më të frikshëm se kurrë”.
Madje, nga ata që punojnë nga shtëpia, 58% kanë kryer marrëdhënie seksuale edhe gjatë orarit të punës, sipas studimit të ri.
Sipas të anketuarve, njerëz që tashmë kanë arritur moshën e pjekurisë dhe ata më të vjetër bëjnë seks dy herë më shumë – që nga fillimi i pandemisë, përcjell Telegrafi.
Po sipas të dhënave, që kur filloi bllokimi, 67% e më të moshuarve thanë se jeta e tyre seksuale ka ndryshuar thelbësisht.
Si rezultat, 46% thanë se kalojnë më shumë kohë me partnerin e tyre. Dy në pesë kanë eksperimentuar më shumë ndërsa 46% zbuluan se kishin shumë më shumë kohë për t’i kushtuar seksit.
Në përgjithësi, më shumë se një e katërta e atyre që janë studiuar kanë më shumë të ngjarë të provojnë diçka të re në dhomën e gjumit gjatë bllokimit se kurrë më parë, shkruan Metro.
Skena e takimeve gjithashtu ka ndryshuar në klimën tonë aktuale. Gati katër në pesë nga beqarët/beqaret të anketuar thanë se kishin qenë në një takim virtual që nga marsi i vitit 2020.
Në fakt, një e treta kanë thënë se masat e distancës sociale – si pasojë e coronavirusit – e kanë bërë takimin shumë më intim se kurrë më parë. /Telegrafi/