Joe Biden dhe Donald Trump janë kandidatët kryesor për zgjedhjet presidenciale amerikane.
Por, pos republikanit dhe demokratit në garë për president është edhe këngëtari, Kanye West.
Ky i fudnit deri më tani ka marrë 60 mijë vota në nivel vendi, por që nuk ka gjasa që të bëhet president pasi që nuk ka kandiduar në të gjitha shtetet e SHBA-së, transmeton Telegrafi.
https://twitter.com/kanyewest/status/1323727338387902465
Ky numër i votave duket se i ka dhënë reperit besim që të kandidojë për president në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2024.
“Kanye 2024”, ka shkruar bashkëshorti i Kim Kardashian në llogarinë personale në Twitter.
Ndryshe, Biden deri më tani ka siguruar 238 vota elektorale gjesa Trump ka 213 sosh. /Telegrafi/
https://twitter.com/kanyewest/status/1323914087340781569