Site icon Telegrafi

Rreth 52% e serbëve në favor të anëtarësimit të vendit të tyre në BE

Rreth 52% e shtetasve serbë janë shprehur në favor të anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian, sipas një sondazhi të fundit të kryer nga Ministria e Integrimit Evropian.

Ministrja e Integrimit Evropian,  Jadranka Joksimovic u shpreh e kënaqur me sondazhin e fundit, që kjo ministri kryen çdo gjashtë muaj, ku në dy të mëparshmet  rezultatet kanë qënë 47% dhe 49% në favor të integrimit të Serbisë në BE.

“Pas kaq shumë kohësh ne arritëm ta tejkalonim kufirin e 50% dhe unë jam shumë e kënaqur “, deklaroi ajo.

Gjithashtu, Joksimovic deklaroi se në bazë të të dhënave, 65% e të anketuarve thanë se mbështesnin procesin e e reformave në vend, pavarësisht nga negociatave të Serbisë me Brukselin.

“Dhe kjo tregon se,  serbët dëshirojnë një vend më modern dhe efikas”, theksoi ajo. /kp/

Exit mobile version