Site icon Telegrafi

Rreth 5000 persona ndjekin Elvana Gjatën ‘live’ në Zone Club

Zone Club mbrëmjen e të hënës më 24 korrik na i kujtoj pamjet nga koncerti i karrierës së Elvana Gjatës i titulluar “Dekada” në Stadiumin Air Albania në Tiranë.

Rreth 5000 të pranishëm ishin në Zone Club bashkë me tarracën e re për të ndjekur live performancën e divës shqiptare të muzikës POP, me hitet e saj të njohura “Si na”, “Rrotullo”, “Clap Clap”, “EX”, “Tavolina e mërzisë” e plot hite të tjera.

Radhët ishin të gjata por ecnin shpejt, pritjet për të hyrë brenda ishin deri në 20 minuta, por e gjitha kjo pritje u kurorëzua me një performancë fantastike që zgjati rreth 1 orë, dhe i la rreth 5000 të pranishëm gojëhapur.

Foto: Zone Club

Tani më jemi në mes të sezonës së verës dhe Zone Club ka hyrë në maratonën e netëve LIVE, secila natë është më e zjarrtë se tjetra ku pritet të performojnë artistët më me renome si Yll Limani, Era Istrefi, Capital T, Dafina Zeqiri, Ghetto Geasy & Majk, Tayna, Dhurata Dora, Luciano, Capital Bra, Klajdi & Bruno, Ledri Vula, Noizy, P.I.N.T.

Për të blerë biletat apo për të rezervuar tavolina, ju mund të vizitoni: zoneclub.al

Foto: Zone Club
Exit mobile version