Telegrafi

Rreth 45 mijë fansa të Taylor Swift u mblodhën për ta dëgjuar këngëtaren jashtë stadiumit të Mynihut

Mijëra fansa të Taylor Swift që nuk arritën të blinin bileta për koncertin e këngëtares në Mynih, u mblodhën për ta dëgjuar koncertin jashtë stadiumit.

Autoritetet lokale vlerësuan se 45 mijë adhurues të artistes amerikane u mblodhën në një kodër jashtë stadiumit të Mynihut.

Pamjet të cilat e dëshmonin këtë kanë bërë xhiron me të madhe në rrjetet sociale.

Vetëm në stadium, ishin të pranishëm 74 mijë fansa të Taylor Swift.

Gjatë performancës, artistja gjithashtu foli për këtë, derisa thoshte se jashtë stadiumit u mblodhën mijëra njerëz për ta dëgjuar.

“Jeni shumë të mirëpritur dhe të gjithë natën do të përpiqemi t’ju kompensojmë edhe juve”, iu drejtua ajo fansave jashtë stadiumit.

Taylor Swift momentalisht është duke mbajtur turneun e saj në Evropë, turne të cilin e mban së paku tre herë në vetëm një qytet. /Telegrafi/