Site icon Telegrafi

Rreth 40 mijë vizitorë në hotelet e Kosovës

Kosovarët nuk po i tërheq më reklama 5 euro pushimi e dhjetë euro fjetja e moteleve të shumta përskaj rrugëve. Ata e kanë rritur standardin e akomodimit bazuar në statistikat e tremujorit të dytë të këtij viti.

Sidomos ato në regjionin e Prishtinës, Pejës e Prizrenit kanë pritur e përcjellë mbi 38 mijë vizitorë. Kështu thuhet në rezultatet e 105 hotelet e vendit, të cilët kanë qenë pjesë e anketës së Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Prej tyre mbi 57 për qind kanë qenë të huaj, derisa pjesa tjetër vizitorë vendorë. “Në TM 2 2015 numri i vizitorëve është 38 560 vizitor, 42.32 % janë vizitor vendor, dhe 57.68 % janë vizitor të jashtëm kurse numri i bujtjeve në TM 2 2015 është 53 486 bujtje, 38.44 % e bujtjeve janë nga vendorët dhe 61.56 % janë të huaj”.

Siç ka treguar ASK-ja në territorin e Kosovës hotelet te janë të shtrira më së shumti në regjionin e Prishtinës, Ferizajt dhe Pejës.

Por ato ende mbesin larg shfrytëzimit të plotë të kapaciteteve që kanë, pasi statistikat tregojnë se kapaciteti i shfrytëzimit të tyre në nivel vendi është 15.70 për qind. “Në TM 2 2015, numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre e ka regjioni i Prishtinës me 25 650 vizitor dhe 36 215 netëqëndrime”.

Megjithatë, nga viti në vit vërehet rritje e numrit të vizitorëve nëpër hotelet kosovare. Agjencia e Statistikave ka bëre të ditur po ashtu se në vitin 2014 numri i vizitorëve vendor është rritur për 2.42% në raport me vitin 2013. “Netëqëndrimet e vizitorëve vendor janë rritur për 0.74%. Kemi rritje te vizitorët e jashtëm për 22.44%, kurse netëqëndrimet e vizitorëve të jashtëm janë rritur për 21.68 % ne raport me vitin 2013”.

Kurse sa i prekët numrit të vizitorëve dhe netëqëndrimet nga viti 2008 e deri në 2014 prinë regjioni i Prishtinës me gjithsej 77 167 vizitorë, Peja radhitet e dyta me 11 534 vizitorë, Prizreni radhitet i treti me 8 615 vizitorë./Gazeta Fjala/Telegrafi/

Exit mobile version