Më shumë se 2.4 milionë njerëz aplikuan për përfitime nga skemat e papunësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë javës së kaluar.
Sipas Departamentit amerikan të Punës, përcjell Telegrafi, janë afërsisht 38.6 milionë persona që janë larguar nga puna që nga shfaqja e pandemisë së COVID-19.
Largimet e vazhdueshme nga puna, kanë bërë që ekonomia amerikane të zhytet në recesion që nga Depresioni i Madh.
Pothuajse gjysma e amerikanëve thonë se të ardhurat e tyre kanë rënë.
Po ashtu, më shumë se një e pesta e amerikanëve thanë se kishin pak besim në aftësinë e tyre për të paguar qiratë e muajve të ardhshëm. /Telegrafi/