Telegrafi

Rreth 300 studentë në Florida vendosen në karantinë shkaku i përhapjes së COVID-19 në shkolla

Pak më shumë se një javë të vitit shkollor, më shumë se 300 studentë dhe mësues u është dashur të karantinohen në rajonin “Martin County”, Florida, pasi disa prej nxënësve kanë pozitiv sa i përket coronavirusit.

Laurie Gaylord, mbikëqyrëse e shkollave të rajonit, pohoi se shkollat vendosën të hapën me kohë pas urdhrit të komisionerit shtetëror të arsimit për të rihapur të gjitha shkollat, raporton CNN.

Gaylord tha se “ekziston një mundësi” për ta mbajtur mbyllur shkollën deri sa të kemi rezultate të tjera me nxënësit, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu është bërë e ditur që nxënësit do të mund të vijojnë mësimin në distancë, ku Gaylord tha se tashmë kanë siguruar të paktën 12 mijë laptopë.

Lexo po ashtu Çfarë ndodhi me nxënësit që shkuan në shkollë, gjatë pandemisë së vitit 1918?

Ajo tha se është e rëndësishme që fëmijët të kthehen në shkollë, duke përmendur jo vetëm bashkëveprimin mësues-nxënës, por mirëqenie mendore dhe fizike e nxënësve.

Ndryshe, shumë shtete amerikane janë në mëdyshje të hapin ose jo shkollat në kohë pandemie. /Telegrafi/