Aktualisht ekzistojnë rreth shtatë mijë gjuhë në botë dhe afërsisht 2500 prej tyre po përballen me rrezikun e zhdukjes, paralajmëroi një përfaqësues i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) në Turqi.
“Po përballen me rrezikun e zhdukjes për shkak se numri i njerëzve që i flasin ato gjuhë po zvogëlohet”, ka thënë Alcal Oguz. “Rrezikimi dhe zhdukja e gjuhëve është rritur viteve të fundit në veçanti për shkak të ndryshimeve sociale, politike dhe ekonomike në botë”.
Sipas tij, shumica e gjuhëve të rrezikuara përbëhen nga gjuhë që fliten nga më pak se 10 mijë njerëz. Ai po ashtu tha se është e vështirë të gjenden folës të rreth 200 gjuhëve.
“Numri i gjuhëve të zhdukura nga viti 1950 është mbi 250”, theksoi Oguz. /AA/