Telegrafi

Rreth 200 veta të përfshirë në kërkimet për foshnjën 16 muajshe (VIDEO)

Autoritet e sigurisë në Maqedoni po bëjnë punën e tyre duke kërkuar katër të zhdukurit nga vërshimet e javës së kaluar në Shkup, por në lagjen Hasanbeg nuk ka mbetur njeri pa u përfshirë duke u dalë në ndihmë autoriteteve gjatë kërkimeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përkundër se gati çdo kush është dëmtuar nga stuhia e së shtunës së kaluar që la të vdekur 25 persona, rreth 200 veta janë duke e kërkuar natë e ditë Elif Fejzullahun, foshnjën 16 muajshe dhe tre persona të tjerë.

Ekipi i Klan Kosovës ka qëndruar gjatë tërë ditës së premte në Hasanbeg dhe pjesë të tjera të dëmtuara të Shkupit, për të informuar për gjendjen e pas vërshimeve dhe situatën e banorëve të atjeshëm.

Këto janë disa pamje në kërkim të të zhdukurve dhe angazhimit të madh të njerëzve për të zbuluar fatin e katër personave që nga e shtuna e kaluar nuk u panë më./Telegrafi/