Site icon Telegrafi

Rreth 200 të rinj të diasporës tashmë kanë aplikuar në programin më unik dedikuar për ta – OriginAL

OriginAL ka hapur thirrjen më 6 mars 2023 dhe tash e një javë, GERMIN dhe Fondacioni Global Shqiptar kanë pranuar rreth 200 aplikime për rreth 40 të rinj të diasporës që do t’i bashkohen udhëtimit më origjinal në gusht të këtij viti.

Thirrja është e dedikuar për të gjithë të rinjtë nga mosha 18 deri në 24 vjeç, të cilët janë lindur apo rritur në diasporë dhe që dëshirojnë të shijojnë vendet e tyre të origjinës prej një prizmi tjetër.

Programi është i ideuar në atë mënyrë që të rinjtë e diasporës të vizitojnë vendet më të rëndësishme kulturore dhe historike në Kosovë e Shqipëri. Gjatë ditëve të OriginAL përveç vizitave në vendet që kanë shënjuar historinë dhe kulturën shqiptare, të rinjtë e diasporës do të kenë mundësi që edhe të bëjnë punë të ndryshme vullnetare.

OriginAL është tërësisht pa pagesë dhe gjithë çfarë të rinjtë e diasporës duhet të bëjnë është që plotësojnë formën e aplikimit që do të jetë e hapur deri më 27 mars 2023.

Forma e aplikimit është këtu.

Për detaje se si të rinjtë e diasporës mund të aplikojnë ndiqni videon

Exit mobile version