Agjencia për mbështetje financiare dje pagoi 199.4 milionë denarë mbështetje shtesë për 5.851 kultivues të rrushit. Vlera e pagesave shtesë të drejtpërdrejta është dy denarë për një kilogram. Siç bëri të ditur Ministria e Bujqësisë, shfrytëzues të kësaj mase janë kooperativa bujqësore të cilat kanë sipërfaqe me vreshta dhe kanë realizuar prodhim të rrushit për verë nga rendimenti i vitit 2022, e cila është dorëzuar në kapacitete të regjistruara për prodhimin e verës në vend ose është përpunuar për nevojat e kapacitetit të vet përpunues të regjistruar për prodhimin e verës.
“Përmes modelit të ri të subvencionimit që filloi të aplikohet këtë vit, bujqit janë dëshmitarë për pagesë më të shpejtë dhe të rregullt të subvencioneve.
Të gjitha subvencionet bazë për bujqit janë paguar plotësisht në kohë dhe para afatit ligjor. Mbështetja e paguar deri më tani në këtë vit 2023 arrin pothuajse 800 milionë denarë pikërisht për kultivuesit e rrushit.
Më pas vijon masa për lëndë djegëse të subvencionuar për makineritë bujqësore, pra naftën e gjelbër, masë për të cilën vendi ynë është i vetmi në rajon me këtë lloj mbështetjeje për bujqit. Gjithashtu, si rezultat i modelit të ri të subvencionimit, të gjithë bujqit do të marrin paradhënie 30 për qind të subvencioneve. Bujqit për herë të parë në një viti do të marrin një pjesë të subvencioneve për të njëjtin vit aktual”, njofton Ministria e Bujqësisë.