Site icon Telegrafi

Rreth 20 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe 786 persona të lënduar

Rescuers search for survivors at a collapsed building after a powerful earthquake struck Turkey's western coast and parts of Greece, in Izmir, on October 30, 2020. - A powerful earthquake hit Turkey and Greece on October 30, killing at least six people, levelling buildings and creating a sea surge that flooded streets near the Turkish resort city of Izmir. (Photo by MERT CAKIR / AFP) / Turkey OUT (Photo by MERT CAKIR/AFP via Getty Images)

Numri i viktimave nga tërmeti në Turqi u rrit në 20 ndërsa 786 të tjerë u lënduan si pasojë e këtyre lëkundjeve.

Sipas DailySabah, përcjell Telegrafi, ekipet e shpëtimit janë mobilizuar për të shpëtuar të mbijetuarit nga rrënojat e disa ndërtesave.

Epiqendra e tërmetit prej 6.6  magnitudë ishte në Detin Egje rreth 17 kilometra larg brigjeve të provincës turke Izmir, në një thellësi prej 16 kilometra.

Dridhjet e tërmetit janë ndjerë në tërë rajonin, përfshirë Stambollin dhe ishuj grekë e deri të kryeqyteti – Athina. /Telegrafi/

Exit mobile version