Autoritetet britanike kanë publikuar të dhënat e fundit sa i përket pandemisë.
Britania e Madhe ka regjistruar 18,804 raste të reja me coronavirus, raporton BBC.
Gjithashtu është bërë e ditur edhe 80 persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.
Nga ato vdekje, 72 ishin në Angli, gjashtë në Irlandën e Veriut, një në Uells dhe një në Skoci.
Ndryshe, 741,212 britanikë deri më tani janë infektuar me virus gjersa 43646 kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/