Site icon Telegrafi

Rreth 1100 lëndë të bizneseve të pazgjidhura nga gjykatat

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor në largim, Enver Peci tha se janë 1 mijë e 100 raste kontestimi ekonomike. Ai tha se një gjyqtarë shqyrton mesatarisht 270 lëndë por me rekomandim do të ishte së paku të jetë 200 lënë për një gjyqtarë.

Mirëpo, ka qenë kryesuesi i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, i cili iu premtoi bizneseve se do të plotësohen rekomandimet dhe do të rritet numri i gjyqtarëve.

Kështu u tha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. Përfaqësuesit e biznesit thanë se bizneset kanë ankesa të mëdha ndaj gjyqësorit.

Edhe deputeti Muhamet Mustafa tha se trajtimi i lëndëve biznesore 2 deri 3 vjet është shumë. Sipas tij, duhet të shkurtohet në 6 muaj.

Ai tha se bizneset nuk kanë mundësi të presin me vite të tëra trajtimi i lëndëve.

Edhe progresi për zbatimin e Reformave të ndërlidhura me Raportin e Bankës Botërore “Të bërit biznes” është diskutuar në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, në të cilin u tha se klima e biznesit nuk është e mirë si në: mungesa e energjisë, vonesa lëshimit të lejeve dhe barrierat tjera biznesore. /Telegrafi/

Exit mobile version