Site icon Telegrafi

Rreth 100 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë

Foto: Ilustrim

Nga pakujdesia e shoferëve të komunikacionit rrugor, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur dy aksidente me fatalitet, njëri në orët e para të mëngjesit të së hënës në Merdare, ndërsa tjetri në Obiliq.

Ndërsa aksidente me të lënduar kanë qenë gjithsej 31,  pa të lënduar ishin 66 të tjerë.

Veç këtyre, për të gjithë shoferët që kanë thyer rregullat e komunikacionit, policia ka shqiptuar 1178 tiketa, ndërsa janë arrestuar 21 persona, 13 nga ta janë në mbajtje, derisa dy në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/

Exit mobile version