Telegrafi

Rreth 10 zyrtarë të Njësitit për Patentë Shoferë pritet të arrestohen sot në Pejë

Foto: Arkiv

Rreth 10 persona, zyrtarë të Njësitit për Patentë Shoferë pritet të arrestohen nga aksion i sotëm në Pejë.

Kështu bëjnë të ditura burime të sigurta për Telegrafin, i cili aksion po udhëhiqet nga departamenti i krimeve të rënda i Prokurorisë në Pejë dhe nga Policia e Krimeve Ekonomike.

Ndërkaq, në lidhje me aksionin është deklaruar për ‘Radio 1’ prokurorja e rastit, Valbona Disha – Haxhosaj.

Lexo po ashtu Arrestimi i disa zyrtarëve të Njësitit për Patentë Shoferët, deklarohet prokurorja për rastin

Ajo tha se ka urdhëruar veprime dhe arrestime, i cili aksion siç tha ajo ”është kryer nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit”.

“Arrestimet janë kryer në Pejë, në Njësinë e Patent shoferëve dhe të sqarojmë se poashtu kam urdhëruar veprime dhe arrestime edhe në komunat Deçan, Fushë Kosovë dhe Prishtinë të cilat ndërlidhen me Pejën. Detajet do ti përgatisim, mirëpo është me rëndësi për opinionin që të sqarojmë zonën e shtrirjes së aksionit. Pra kemi të bëjmë me Pejën, Deçanin, Fushë Kosovën dhe Prishtinën, porse të gjitha ndërlidhen me Pejën”, tha Haxhosaj.

Lexo po ashtu Aksioni në Pejë, përfundojnë në prangat e policisë disa zyrtarë të Njësitit për Patentë Shoferët

Edhe zëvendës ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi konfirmoi se në Pejë kanë ndodhur arrestimet e zyrtarëve për Njësinë e Patentë Shoferë.

“Ne me kohë i kemi raportuar këto raste. Shpresoj se kjo çështje do të shkojë deri në fund, dhe të gjitha ata që janë të përfshirë të marrin dënimin e merituar. Falënderoj organet e drejtësisë për veprimet që janë ndërmarrë deri tani”, thotë Durmishi.

Më pas rastin e konfirmoi shkurtazi edhe Kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj.

“Po mund të ju konfirmoj se është duke u zhvilluar aksioni, por detaje tjera do të bëhen publike më vonë”, tha ai. /Telegrafi/