Site icon Telegrafi

Rreshta të gjatë para Ambasadës gjermane në Prishtinë, terminet kryesisht të shitura (Video)

Rreshtat e gjatë para Ambasadës gjermane në Prishtinë, po presin për të marrë vizat Schengen. Por, të paktë janë ata që terminin për aplikim e caktuan vetë. E, të paktë janë edhe ata që këtë e thonë para kamerës, si puna e një studenti që nuk do t’i shfaqet fytyra.

Ky student thotë se terminin për vizë studentore ia caktoi një agjenci në afërsi të Ambasadës, pasi që vet nuk kishte mundur të bëjë një gjë të tillë.

Se caktimi për një termin për vizë studentore është bërë problem, tregon edhe një nënë për përvojën e vajzës së saj, një ditë më parë.

Një tjetër student thotë se u detyrua të paguaj 80 euro për termin e shërbime të tjera në një agjenci, pasi nuk kishte zgjidhje tjetër.

Klan Kosova ka kontaktuar me të gjitha agjencitë që ofrojnë edhe shërbimin e aplikimit online për viza gjermane, por vetëm një prej tyre ka pranuar të flas duke thënë se kështu u ndihmojnë njerëzve të moshuar e në nevojë.

Një javë më parë, Klan Kosova ka raportuar për shitjen e termineve për viza studentore, duke intervistuar një prej shitësve të këtij rrjeti. Ai ka pranuar se ka kohë që e ushtron këtë veprimtari me ndihmën e prindërve të cilët i ka të punësuar në Ambasadën gjermane.

Por, në këtë përfaqësi diplomatike të Berlinit, kanë mohuar të kenë dëshmi për vërtetësinë e këtij fenomeni.

Exit mobile version