Site icon Telegrafi

Rrëshqitje dheu në autostradën “Ibrahim Rugova”, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Rraëshqitjet e dheut, foto kallxo.com

Në një pjesë të autostradës Ibrahim Rugova, segmenti Suharekë-Prizren ka rrëshqitur dheu duke ngadalësuar tej mase qarkullimin e automjeteve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë për Telegrafin se shiriti emergjent dhe shiriti i djathtë i lëvizjes është bllokuar tërësisht, ndërsa edhe shiriti i majtë është i bllokuar përgjysmë nga dheu

“Në një pjesë të autostradës Suharekë-Prizren km-27, ka rrëshqitur dheu. Shiriti emergjent dhe shiriti i djathtë i lëvizjes është bllokuar tërësisht, ndërsa edhe shiriti i majtë është i bllokuar përgjysmë nga dheu, por qarkullimi i automjeteve është duke u zhvilluar me shpejtësi të ngadaltë”, ka njoftuar Krasniqi.

Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes duke i vendosur shenjat përkatëse./Telegrafi/

Rraëshqitjet e dheut, foto kallxo.com
Exit mobile version