Qeveria e Kosovës ka miratuar shqyrtimin e kërkesës së Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për ndarjen e mjeteve buxhetore shtesë për projektin “Sanimi i rrëshqitjes në rrugën nacionale N22.3, segmenti Mitrovicë-Jarinje, tek vendi i quajtur ‘Kërrshi i Kaushës’ ”.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë tha se për këtë projekt do të ndahen 300 mijë euro.
Ndryshe, po bëhen pesë vjet nga rrëshqitja e dheut në këtë zonë të vendit, saktësisht në rrugën Mitrovicë-Zveçan, tek vendi i quajtur “Kërshi i Kaushës”. /Telegrafi/