Telegrafi

Rrëshqiti nëpër faqen e shkëmbit dhe ra poshtë, pasi papritmas iu ngatërrua parashuta

Greg Overton nga Washingtoni i Shteteve të bashkuara, është përplasur për një faqe shkëmbi, prej nga ka rrëshqitur poshtë, por ka shpëtuar i pa lënduar.

Derisa po shijonte peizazhin e luginës Lauterbrunnen në Zvicër, një erë e papritur ia ndryshoi drejtimin, duke bërë që t’i ngatërrohej parashuta në disa pjesë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, Overton nuk e humbi kontrollin mbi mjetin fluturues dhe arriti të mbante qetësi, duke bërë që të zbriste teposhtë ngadalë dhe i palënduar.

Ngjarja që përjetoi ai, ka bërë që të shikohet shumë shpesh, kryesisht prej atyre që merren me këtë sport ekstrem, që ofron eksperiencë shumë të këndshme. /Telegrafi/