Plaçkitësja e paemëruar e disa pakove, është ndëshkuar për veprimin e saj, megjithëse ishte ende nuk e kishte përfunduar.
Derisa përpiqej të ikte, ajo ka rrëshqitur në barin e lagët të një oborri në Washington të Shteteve të Bashkuara dhe ka thyer këmbën, transmeton Telegrafi.
Pronarja e shtëpisë ku vjedhja mbeti në gjysmë, e ka paraqitur rastin në polici, pasi në pako kishte pasur medikamente që i nevojiten bashkëshortit të saj.
Kjo nuk është hera e parë, që në atë lagje vidhen pakot para dere, por zbardhja e kësaj ngjarjeje mund t’i japë fund këtyre hajnive. /Telegrafi/
https://youtu.be/DKx7FRIqKis