Në Siberi ka rënë një meteor, i cili për afro katër sekonda ka bërë që nata të duket sikur ditë.
Këtë më së miri e kanë parë disa rrëshqitës, që po bënin patinazh në sipërfaqen e ngrirë të një liqeni në Khakassia, transmeton Telegrafi.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet momenti kur ata shikojnë me habi, derisa në qiell shndritë meteori gjigant.
Mësohet se pas 30 sekondash, është dëgjuar edhe një krismë e madhe që ka bërë të ndizen alarmet e veturave.
Derisa banorët kanë qenë të frikësuar mos është ndonjë bombardim, autoritetet shtetërore kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një fenomen natyror, që nuk ka shkaktuar asnjë problem. /Telegrafi/
https://youtu.be/tEgeRo3RTMo