Telegrafi

Rrëshqet dheu, rrëshqet edhe shtëpia në vlerë 250 mijë dollarë në Angli

Shtëpia e ëndrrave e një nënë të pesë fëmijëve, ”e lënë e varur” buzë një shkëmbi pas një rrëshqitje të madhe të dheut, u rrëzua në orët e para të këtij mëngjesi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, imazhet dramatike tregojnë se si shtëpia njëkatëshe në Eastchurch, Kent, është “copëtuar” brenda natës pasi toka nën të vazhdoi të rrëshqiste.

Emma Tullett, e cila nuk ishte e siguruar sepse shtëpia vlerësohej shumë afër buzë shkëmbit, sot mbeti e mërzitur ndërsa shkoi për të parë shkatërrimin.

Siç thuhet më tej, 42-vjeçarja bleu vetëm pronën me dy dhoma gjumi të ndërtuar me lëndë druri, të kompletuar me pishinë, në gusht të vitit 2018, me ëndrrën për të rritur familjen e saj të re në një shtëpi luksoze me pamje nga deti.

Megjithatë, ajo thotë se ajo tani është ka humbur gjithçka.

Në një deklaratë sot, ajo falënderoi komunitetin që u mblodhën për të ndihmuar, pasi jeta e tyre u “kthye përmbys”.

Ajo shtoi: “Ne thjesht jemi falënderues për faktin se shpëtuam pa ndonjë lëndim”.

Shtëpia 195,000 funte (rreth 250 mijë dollarë) – e cila gjithashtu kishte një aneks që strehonte dy nga fëmijët e saj adoleshentë – filloi të shembet gjatë rrëshqitjes së tokës të dielën.

Gjysma e pasurisë ra në det poshtë së bashku me veturën e saj Seat Ibiza.

Ndërsa rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm, edhe pjesa tjetër e shtëpisë ishte shembur. /Telegrafi/