Telegrafi

Rrëshqet dheu në bregun e detit anglez, qindra shtëpi rrezikohen të përfundojnë në ujë (Foto)

Pronarët e qindra shtëpive të ndërtuara në breg të detit janë paralajmëruar nga autoritetet lokale se duhet t’i zhvendosin diku tjetër shtëpitë e tyre, pasi një sasi e madhe e dheut ka rrëshqitur dhe nga dita në ditë pritet që edhe ato të përfundojnë në det.

Pamjet e filmuara me dron shfaqin pushimoret duke qëndruar shumë pranë zonës ku ka rrëshqitur dheu në bregun e detit Horn, në pjesën veriore të Yorkshire, transmeton Telegrafi.

Tani pronarët janë të detyruar t’i zhvendosin pushimoret në një zonë më të sigurt pasi rrezikohen të përfundojnë në det, pasi që shembja e rrëshqitja e dheut po vazhdon.

Pronarët e pushimoreve që kushtojnë nga 40 deri në 100 mijë funte, kanë filluar të frikësohen për familjarët e tyre, pasi qarja e tokës është vetëm pak metra larg pronave të tyre. /Telegrafi/