Site icon Telegrafi

Rrëshqet dheu, autobusi i mbushur me pasagjerë i shpëtojnë për një “fije floku” më të keqes (Video)

Pasagjerët e një autobusi ishin dëshmitarë të një ngjarje rrëqethëse, kur para syve të tyre u shemb një pjesë e kodrës pas rrëshqitjes së dheut.

Gurët e mëdhenj ishin ata që dëgjoheshin duke kërcitur mbi kulmin e autobusit, derisa pasagjerët bërtisnin me zë të lartë nga frika se mund ta pësojnë, transmeton Telegrafi.

Ngjarja është filmuar me telefon të mençur në Bengeut të Filipineve, ku derisa shoferi ishte ndalur në mes të rrugës gjithçka përreth dridhej, dhe në një moment fillon të bie një sasi e madhe e dheut.

Dhe duke parë se nuk janë të sigurt, shoferi i autobusit vendosë të lëviz prapa derisa nuk ishte bërë shumë vonë.

Për fat të mirë askush nuk është lënduar nga rrëshqitja e dheut, kurse pasagjerët kanë deklaruar për mediat lokale se si disa minuta më parë kishin dëgjuar një zhurmë të çuditshme, para se të binte sasia e madhe e dheut para syve të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version