Telegrafi

I rrëshqasin këmbët nga shkallët dhe mbetet e varur në mur, 5-vjeçari shpëton gjyshen – kamerat e sigurisë filmojnë veprimin heroik të vogëlushit

Ky është momenti kur një fëmijë i vogël ia shpëton jetën gjyshes së tij, e cila për pak sa nuk u rrëzua kur shkallët me të cilat u ngjit në mur i ranë në tokë.

Vogëlushi po luante badminton në oborrin e shtëpisë së gjyshërve, kur pa se gjyshja e tij kishte mbetur e varur në mur, pasi i kishin rrëshqitur këmbët nga shkallët të cilat u ranë në tokë, transmeton Telegrafi.

Ai menjëherë mori shkallët dhe tentoi t’i vendosë në pozitën që kishin qenë më herët. Në fund edhe ia arriti qëllimit dhe gjyshja e tij sërish hipi mbi to dhe shpëtoi pa ndonjë lëndim.

Kamerat e sigurisë kanë kapur këtë moment interesant, që po të mos ishte ky regjistrim, vështirë se kush do ta besonte se një djalë kaq i vogël do të arrinte të bënte një gjë të tillë.

Ngjarja ka ndodhur në Kinë gjatë 20 dhjetor, ku sipas mediave të atjeshme bëhet fjalë për një djalë 5-vjeç që arrin të ngrit sërish shkallët e rënda nga druri. /Telegrafi/