Site icon Telegrafi

Rrëqebulli në Maqedoni është para zhdukjes

Rrëqebulli është para zhdukes, pasi që gjuetarët ilegalë i vrasin, për t’ia shitur lëkurën, që i kushton disa mijra euro. Në parkum kombëtar të Mavrovës kanë mbetur rreth 15 rrëqebull, ndërksa në tërë Maqedoninë, thuhet se ka, jo më shumë se 30, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në listën ndërkombëtare për mbrojtje të kafshëve të rrezikuara nga zhdukja është vendosur edhe rrëqebulli.

Jo vetëm me këtë kafshë, por Maqedonia dhe Ballkani përballen me sfida të shumëta ekologjike, që lidhen me rrezikimin e natyrës dhe botës shtazore.

Sipas ekologëve, janë të nevojshme plane të posaçme aksionale për mbrojtjen e kafshëve të rrezikuara nga zhdukja, por edhe për menaxhim me rajonet e mbrojtura./Telegrafi/

Exit mobile version