Site icon Telegrafi

Rrënohen dy anekse pa leje afër Gërmisë

Afër Gërmisë janë rrënuar dy anekse të ndërtuara pa leje, si pasojë e mosrespektimit të urdhëresave të inspektorit të lëshuar pasi ishte konstatuar se të dy anekset ishin ndërtuar në kundërshtim me lejen ndërtimore.

Kështu bëhet e ditur nga Komuna e Prishtinës, ku thuhet se inspektorët e ndërtimit janë të obliguar që të përcjellin zbatimin e lejeve të lëshuara nga Drejtoria e Urbanizmit.

Siç bëhet e ditur tutje në njoftim, tejkalimi i lejes ndërtimore përbënë shkelje ligjore dhe nënkupton ndërtim pa leje.

“Në vazhdën e angazhimit të inspektorëve komunal të ndërtimit, për të pamundësuar zhvillimin e punëve pa leje në kryeqytet, sot janë rrënuar edhe dy ankese të ndërtuara pa leje, afër Gërmisë. Vendimi për rrënimin e këtyre anekseve vjen si pasojë e mosrespektimit të urdhëresave të inspektorit, të lëshuara pasi ishte konstatuar se të dy anekset ishin ndërtuar në kundërshtim me lejen ndërtimore. Inspektorët e Ndërtimit, janë të obliguar që të përcjellin zbatimin e lejeve të lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit. Ndërsa, tejkalimi i lejes ndërtimore përbënë shkelje ligjore dhe nënkupton ndërtim pa leje! Drejtoria e Inspeksionit në vazhdimësi ka njoftuar se për shkeljen e Ligjit të Ndërtimit më i dëmtuari mbetet vet investitori/ja. Ngase ndërtimet pa leje, dënohen dhe rrënohen. Dhe kjo vlen për të gjithë ndërtuesit pa leje, pa dallime”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës. /Telegrafi/

Exit mobile version