Xheneta Fetahu dhe Drenusha Latifi kanë pasur një përplasje të ashpër me njëra-tjetrën.
Si dy shoqe të mira, ato së fundmi kanë zhvilluar një debat të madh, duke hedhur akuza nga më të ndryshmet.
E kjo u diskutua edhe në spektakël pas një klipi që u prezantua për të dy banoret.
Xheneta shprehet e zhgënjyer sepse nuk e ka pritur një gjë të tillë, ndonëse e ka konsideruar mikeshë të mirë.
“Më ka trajtuar shumë keq, u zhgënjeva teper shumë”, tha Fetahu duke përmendur edhe shumë gjëra të tjera.
E versionin e saj e ka dhënë edhe Drenusha, teksa dha disa detaje për gjithë situatën e krijuar mes tyre.
“Unë kam hyrë vetëm dhe kjo ka hyrë vetëm”, tha Drenusha.
“Mos rrej, nuk po të vjen marre me rrejt”, i tha në anën tjetër Xheneta, duke vazhduar debati mes tyre. /Telegrafi/