Telegrafi

“Rren” titullohet kënga e re e Bleros, kujt i dedikohet projekti? (Foto)

Këngëtari Blero Muharremi së shpejti do të publikojë projektin e ri.

Pas baladës “A thu” mjaft e dëgjuar nga publiku shqiptar, këngëtari do të vijë me një tjetër krijim, shkruan Telegrafi.

“A thu” e Bleros tashmë ka regjistruar 7 milion klikime. Foto: YouTube

Sipas emisionit Wazzup në KlanKosova, projekti do të titullohet “Rren”.

Lexo po ashtu Urimi i Bleros për vajzën e Teutës (Video)

Bëhet fjalë për një projekt tjetër senimental i cili po realizohet nga Prygo në studion “Elephant”.

Blero së fundmi pati sukses me këngët sentimentale. Foto: Klipi “Pse”, YouTube

Kënga besohet se është e idejuar për një duet, por këngëtari mund ta lansojë edhe vet pa ndonjë bashkëpunim.

Lidhja me Afronën gjithnjë e më e madhe. Këngëtari thuhet se po mendon për martesë. Foto: Instagram

Blero ka pasur sukses me këngët sentimentale, ndryshe nga këngët ritmike për të cilat publiku pati dyshime te ai së fundmi.

Blero një pjesë të madhe të ditës e ndan për vajzën e tij, Tarën. Foto: Instagram

Këngëtari vazhdon të shijojë jetën në lidhje me Afrona Dikën, teksa në anën tjetër vajza e tij nga martesa me Teutën, Tara, u bë me një motër. /Telegrafi/