Këngëtari Blero Muharremi së shpejti do të publikojë projektin e ri.
Pas baladës “A thu” mjaft e dëgjuar nga publiku shqiptar, këngëtari do të vijë me një tjetër krijim, shkruan Telegrafi.
Sipas emisionit Wazzup në KlanKosova, projekti do të titullohet “Rren”.
Bëhet fjalë për një projekt tjetër senimental i cili po realizohet nga Prygo në studion “Elephant”.
Kënga besohet se është e idejuar për një duet, por këngëtari mund ta lansojë edhe vet pa ndonjë bashkëpunim.
Blero ka pasur sukses me këngët sentimentale, ndryshe nga këngët ritmike për të cilat publiku pati dyshime te ai së fundmi.
Këngëtari vazhdon të shijojë jetën në lidhje me Afrona Dikën, teksa në anën tjetër vajza e tij nga martesa me Teutën, Tara, u bë me një motër. /Telegrafi/