Site icon Telegrafi

Rrëmbimi i Jan Prengës, kalohet për gjykim çështja për një nga të akuzuarit

Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim çështjen ndaj Altin Hajrit, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të vitit 2020. Procesi ndaj Hajrit u zhvillua në mungesë, pasi ai ende nuk është arrestuar.

Më herët, Gjykata ka dënuar Festim Bexhdilin me burgim të përjetshëm për ngjarjen, ndërsa në një poçes të veçantë, po gjykohen për të njëjtën ngjarje Dritan Rexhepi dhe të pandehur të tjerë.

Rexhepi u arrestua në Turqi pak muaj më parë dhe drejtësia turke ka pranuar ta ekstradojë në vendin tonë. Ai akuzohet si organizator dhe porositës i pengmarrjes së Jang Prengës (i cili më pas ndërroi jetë), pasi vëllai i tij, i cili ishte i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, nuk kishte dorëzuar një sasi prej 260 kilogramësh kokainë në Britaninë e Madhe, shkruan A2 CNN.

Ai është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e dy personave me armë zjarri, më 6 janar të vitit 1999. Por edhe pse kishte një dënim në ngarkim të tij, ai ishte në listën e më të kërkuarve nga drejtësia shqiptare dhe ajo italiane.

Deri në vitin 2022, ai ndodhej pas hekurave në Ekuador, ku u kap në vitin 2014 me 240 kilogramë kokainë dhe dyshohet se drejtonte nga qelia operacionet e trafikut të kokainës. /Telegrafi/

Exit mobile version